Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos

Kombëtarja | 38 minuta më parë

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes së dytë të UEFA Nations League, pas sfidës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra kuqezi zhvilloi një seancë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku programi i punës u përshtat sipas ngarkesës së secilit lojtar. Futbollistët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Bjellorusisë zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit vijoi me një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës.

Kombëtarja do të zhvillojë nesër, në orën 11:00, stërvitjen zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Pas përfundimit të seancës, skuadra do të udhëtojë drejt San Marinos, ku do të vijojë përgatitjet për sfidën e radhës.

Në orën 19:00, në San Marino, do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare për shtyp në prag të ndeshjes. Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube dhe FSHF TV.

Shqipëria do të përballet me San Marinon të martën, më 29 shtator, në orën 20:45, në kuadër të UEFA Nations League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme