Kosova, gati për sfidën ndaj Austrisë

Kosova | 38 minuta më parë

Dardanët kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Kosovë, para udhëtimit drejt Austrisë për sfidën e radhës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme kundër Austrisë në Vjenë.

Në seancën e sotme, Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova u stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, duke zhvilluar vrapime të lehta për shkak të shqetësimeve nga ndeshja e kaluar. Pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi stërvitjen me intensitet të plotë dhe përkushtim maksimal.

Trajneri Franco Foda dhe stafi i tij u përqendruan në përgatitjet taktike, duke punuar me futbollistët në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si “Dardanët” synojnë ta përballojnë sfidën e nesërme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme