Kujdesi për bletët, përgatitjet për dimërimin e bletëve dhe lufta kundër varroatozës

Bujqësi | 1 vit më parë

Me afrimin e stinës së ftohtë, bletërritësit duhet të marrin masa të kujdesshme për dimërimin e bletëve, duke siguruar kushte optimale që kolonitë të mbijetojnë dhe të hyjnë të forta në pranverë.

Drejtori i Bujqësisë në Maliq thotë se së pari është kontrolli i rezervave ushqimore dhe në rast se nuk janë të bollshme, rekomandohet plotësimi me ushqim të posaçëm për bletët.

“Janë rreth 20 mijë koshere që aktualisht mbarështohen në territorin e Maliqit. Bletarët duhet të kenë kujdes që të sigurojnë rezervat ushqimore të bletëve për stinën e dimrit”, u shpreh Arben Dulellari.   

Një tjetër element i rëndësishëm është kontrolli për varroatozën si një ndër sëmundjet më të rrezikshme për bletët.

“Një nga problemet kryesore është  luftimi i varroatozës i cili është problematik për bletët dhe aktualisht nuk ka nja formulë të saktë për luftimin të këtij dëmtuesi”, u shpreh Dulellari.

Kujdesi i duhur në këtë periudhë është garanci që bletët do të hyjnë të shëndetshme në pranverë, duke siguruar një prodhimtari më të lartë dhe qëndrueshmëri të bletarisë.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme