Kultura shqiptare në katër qytete italiane, Rama publikon kalendarin e shfaqjeve të Ansamblit Kombëtar

Kulturë | 38 minuta më parë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të zhvillojë një turne artistik në Itali, duke çuar traditën dhe kulturën shqiptare përpara publikut dhe komunitetit të emigrantëve atje.

Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar rëndësinë e këtij aktiviteti kulturore si një urë lidhëse me rrënjët kombëtare.

“Katër qytete, katër mbrëmje plot këngë, valle, ngjyra dhe emocione, në një festë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe kulturën e tyre”, ka shkruar Rama në mesazhin e tij, duke publikuar gjithashtu kalendarin e koncerteve.

Kalendari i shfaqjeve në katër qytete italiane

Turneu do të shtrihet në katër qytete të ndryshme të Italisë veriore, duke ofruar një program të pasur me pjesë muzikore e koreografike nga trashëgimia popullore shqiptare.

Datat dhe qytetet ku do të perfomojë Ansambli Kombëtar janë:

  • 19 shtator – Brescia
  • 20 shtator – Torino
  • 21 shtator – Pordenone
  • 22 shtator – Rovereto

Aktiviteti synon të mbledhë dashamirësit e artit popullor dhe pjesëtarët e diasporës shqiptare në Itali në një festë të përbashkët kulturore.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme