“Sintrak” – “Kohëstrehimi” i ri artistik që bashkon poezinë dhe kërcimin

Kulturë | 47 minuta më parë

Poezia dhe kërcimi bashkëkohor takohen për herë të parë në Tiranë përmes “Sintrak”, Festivalit të Poezisë dhe Koreografisë Bashkëkohore, i cili ka çelur siparin dhe do te vijoje për tre ditë me radhë. Festivali synon të krijojë një hapësirë ku fjala dhe trupi dialogojnë përmes artit.

Nën moton “Traku ku trupi takon tekstin”, “Sintrak” ndërthur poezinë, përkthimin letrar dhe koreografinë bashkëkohore, duke sjellë në Tiranë autorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

I ftuari i nderit i edicionit të parë është shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov, fitues i Çmimit Ndërkombëtar Booker Prize 2023. Për publikun shqiptar, ai njihet për veprat “Fizika e Trishtimit” dhe “Kohë strehim”.

Programi i festivali do te ofroje  biseda mbi letërsinë, shoqërinë dhe zhvillimet bashkëkohore, si dhe punëtori për përkthimin, krijimin letrar dhe mentorimin artistik. Përmes këtij edicioni të parë, organizatorët synojnë të krijojnë një platformë ku poezia dhe lëvizja takohen për të sjellë mënyra të reja të komunikimit me realitetin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme