Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Politikë | 2 muaj më parë

Kuvendi është mbledhur në seancë plenare për shqyrtimin e një sërë çështjeve, mes tyre dy interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike, si dhe projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.

Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente. E para është me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Interpelanca e dytë është me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, po ashtu e kërkuar nga deputetë të opozitës.

Një nga çështjet kryesore që do të shqyrtohet është projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”. Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike’”.

Në përfundim të rendit të ditës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme