La emigrimin për Shqipërinë – Çeltahiri prodhon qindra tonë shegë, eksporton në disa shtete të BE

Bujqësi | 1 vit më parë

Fshati Luz i Vogël në Kavajë dhe këto janë 18 hektarët e mbjellë me shegë të varieteteve më të mira, të kultivuara nga duart dhe vizioni i 37-vjeçarit Festim Çeltahiri.

Një histori suksesi që shumë shpejt do të zgjerohet me 20 hektarë të tjerë, duke e bërë shegën një nga frutat më të rëndësishme të vjeshtës shqiptare.

“Nga 18 hektarë që kemi arritur, kemi qejf ta hapim biznesin sa më shumë. Për prodhimin përdorim vetëm plehra bio, organike. Ke qejf t’i hash.“

Punëtorët që punojnë këtu janë të kënaqur. Në këto parcela jo larg shtëpisë së tyre ata kanë gjetur një perspektivë të re jetese.

“Kam disa kohë që jam kthyer në Shqipëri dhe jam shumë i kënaqur nga ana ime, dhe nga familja ime. Janë shumë kushte të mira dhe ndihem shumë më mirë këtu se andej,” shprehet një punëtor.

Sekreti i këtyre shegëve qëndron te cilësia dhe çmimi i arsyeshëm. Ato e kanë origjinën nga Izraeli, i njohur ndryshe edhe si vendi kampion për kultivimin e këtij fruti.

Festim Çeltahiri është një shembull suksesi për të rinjtë e sotëm, një sipërmarrës që zgjodhi të investojë në vendlindje dhe të përçojë kudo në botë një produkt cilësor “Made in Albania”, një model që tregon se rruga drejt Bashkimit Evropian nuk është vetëm aspiratë politike, por mbi të gjitha një realitet që ndërtohet çdo ditë me punë, disiplinë dhe vizion.

Gazetar: Marjo Merhori

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme