Lezha përgatitet për sezonin turistik, fokus pastërtia – ndjekje penale për ata që shkaktojnë ndotje

Turizëm | 5 muaj më parë

Lezha ka nisur përgatitjet për sezonin turistik që hapet në fund të majit, me fokus kryesor pastërtinë në zonat e Tales dhe Shëngjinit. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, paralajmëroi mbledhjen e rregullt të mbeturinave dhe masa të ashpra, madje deri në ndjekje penale për ata që nuk respektojnë rregullat. 

“Na duhet të përshtatemi me të gjitha llojet e bizneseve, sidomos në zonat turistike por edhe më gjerë, me skemën e re të pastrimit. Ne kemi krijuar një ndërmarrje, kemi ndërtuar infrastrukturën e nevojshme, përcaktuar oraret për biznesin dhe familjarët. Koshat do të hiqen komplet dhe do të mbahet një tipologji e re që shërben për mbetje të riciklueshme,” tha Ndreu. 

Kryetari i Bashkisë foli edhe për autostradën Milot–Balldren, punimet e së cilës pritet të nisin së shpejti, si dhe për investimet e tjera infrastrukturore që janë realizuar dhe janë në proces, të cilat do t’i japin një qasje të re turizmit në rajonin e Lezhës.

 “Nuk ka zgjidhje më të mirë se sa autostrada Milot–Balldren,” u shpreh ai. 

Numri i vizitorëve në plazhet e Shëngjinit dhe Tales ka ardhur gjithnjë në rritje, falë zhvillimeve dhe përmirësimit të shërbimeve, si dhe promovimit të vazhdueshëm brenda dhe jashtë vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme