Lufta e përgjakur Rusi-Ukrainë/ Që prej 2022-it vriten 145 artistë ukrainas dhe 95 gazetarë

Botë | 2 vite më parë

Ministria e Kulturës e Ukrainës ka dënuar sulmet vdekjeprurëse ndaj artistëve dhe gazetarëve nga Rusia, duke e krahasuar atë me represionin e epokës staliniste kundër elitës kulturore të Ukrainës.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Komunikimeve Strategjike, lufta e Rusisë kundër kulturës dhe lirisë së fjalës ka rezultuar me vrasjen e 145 artistë ukrainas dhe 95 gazetarëve që nga viti 2022 kur nisi edhe lufta.

Agresioni ushtarak i Moskës ka shkaktuar humbje të thella kulturore në Ukrainë, me ushtrinë ruse që synon qëllimisht vendet kryesore të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë muzetë, kishat dhe bibliotekat.

“Këto shifra jo vetëm që ilustrojnë shkallën e humbjeve tona, por shërbejnë edhe si një kujtesë e faqeve tragjike të historisë sonë. Ashtu siç regjimi stalinist shkatërroi një brez artistësh ukrainas në vitet 1920 dhe fillimin e viteve 1930, Rusia tani synon qëllimisht elitën kulturore të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Kulturës ka raportuar gjithashtu vdekjen e shtatë gazetarëve të huaj që po mbulonin luftën dhe po ndanin historinë e Ukrainës me botën.

“Gazetarët që punojnë aktualisht në Ukrainë prodhojnë lajme kritike, hetime dhe raporte nën rrezik ekstrem. Ata dokumentojnë ngjarjet e luftës për t’i dhënë Ukrainës dhe botës informacion të saktë për atë që po ndodh. Profesionistët e medias punojnë pa u lodhur, 24/7, duke mbledhur prova të pakundërshtueshme të krimeve të pushtuesve dhe duke theksuar forcën, heroizmin dhe guximin e mbrojtësve ukrainas”, theksoi Ministria e Kulturës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme