Lufta Izrael- Hamas në Gaza/ SHBA kërkon armëpushim, dorëzon projekt-rezolutën në OKB

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka propozuar projekt-rezolutën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku a kërkon armëpushim të përkohshëm në Gaza.
Gjithashtu, SHBA ka paralajmëruar Izraelin kundër pushtimit të qytetit të mbipopulluar të Rafahut.
Megjithatë, SHBA planifikon të vërë veton në një projekt-rezolutë tjetër – nga Algjeria – e cila kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
Më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur, të cilët përfaqësojnë rreth gjysmën e popullsisë së Gazës, janë grumbulluar në Rafah pasi janë detyruar të kërkojnë strehim atje.
Qyteti jugor, i cili kufizohet me Egjiptin, ishte shtëpia e vetëm 250 mijë njerëzve para luftës.
Shumë nga të zhvendosurit jetojnë në strehimore të improvizuara ose në tenda me qasje të pakët në ujë të pijshëm ose ushqim të sigurt.
OKB-ja ka lëshuar paralajmërimin e vet se një ofensivë e planifikuar izraelite në qytet mund të çojë në masakra.
Shefin i OKB-së për Ndihmat thotë se civilët në Rafah, “si gjithë popullata e Gazës, janë viktima të një sulmi që është i pashembullt në intensitetin, brutalitetin dhe shtrirjen e tij”.
OKB thotë se gra dhe fëmijë vazhdojnë të vriten nga sulmet ajrore. Ushtria izraelite ka këmbëngulur më parë se synon vetëm luftëtarët e Hamasit.
Izraeli nisi operacionet e tij në Gaza pas një sulmi të armatosur të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe më shumë se 240 të tjerë u morën peng.
Fushata ushtarake izraelite ka vrarë 29,000 njerëz në territorin palestinez, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi atje.
Pse Izraeli dhe Hamasi po luftojnë në Gaza?
Uashingtoni ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për të përdorur levën e tij për të frenuar operacionet shkatërruese të Izraelit, pasi ka kaluar pjesën më të madhe të luftës duke theksuar të drejtën e aleatit të tij për vetëmbrojtje.
Ndërsa është zotuar të bllokojë draftin algjerian, teksti i SHBA-ve paraqet kundërshtime ndaj planeve të Izraelit.
Bisedimet do të fillojnë mbi draftin e SHBA këtë javë, por nuk është e qartë se kur ose nëse propozimi mund të vihet në votim.
Izraeli do të jetë i detyruar të ndjekë çdo rezolutë të Këshillit të Sigurimit, pasi këto janë ligjërisht të detyrueshme. Kjo çështje e dallon Këshillin e Sigurimit nga Asambleja e Përgjithshme.
Është hera e parë që SHBA-ja ka bërë thirrje për një armëpushim të përkohshëm në Gaza në OKB, pasi ka vënë veton ndaj rezolutave të mëparshme duke përdorur fjalën.
Drafti i SHBA-së thekson gjithashtu se një ofensivë e madhe tokësore në Rafah do të rezultonte në më shumë dëme për civilët dhe zhvendosjen e tyre të mëtejshme, duke përfshirë potencialisht në vendet fqinje – një referencë për Egjiptin. Ai gjithashtu thotë se një veprim i tillë do të kishte implikime serioze për paqen dhe sigurinë rajonale.
Projekt-rezoluta bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, duke i bërë jehonë vërejtjeve të Presidentit Joe Biden në bisedat e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu javën e kaluar. Netanyahu deri më tani i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të rishqyrtuar planin – duke u zotuar të shpëtojë pengjet e mbetura dhe të mposhtë Hamasin në të gjithë Gazën.
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz ka paralajmëruar se manovra do të nisë nëse Hamasi nuk liron të gjithë pengjet e tij deri më 10 mars. Kjo datë shënon fillimin e Ramazanit, muajit të shenjtë islamik të agjërimit.
Grupi arab i kombeve thotë se Këshilli i Sigurimit nuk mund të shurdhojë ndaj lutjeve të komunitetit ndërkombëtar që kërkon një armëpushim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




