Malësia e Madhe gati për sezonin veror, pritet rritje e numrit të vizitorëve në desitnacionet malore dhe liqenore
Malësia e Madhe po përgatitet për një sezon turistik me pritshmëri të larta. Sipas drejtuesve të sektorit të turizmit në këtë bashki, këtë vit pritet një rritje e numrit të vizitorëve jo vetëm në destinacionet e njohura malore si Razma, Boga, Vermoshi dhe Tamara, por edhe përgjatë bregut të Liqenit ku janë realizuar disa investimeve në infrastrukturë.
“Kemi realizuar investime të ndryshme në rrugë të dytësore lidhëse sidomos përgjatë bregut liqenor është dhe një investim në vijën liqenore, një rrugë ciklistike me shumë rëndësi për zonën tonë”, u shpreh Eristjan Smajlaj, Përgjegjësi i Turizmit, Malësi e Madhe.
Një nga prioritetet kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Malësinë e Madhe mbetet shtimi i kapaciteteve akomoduese. Rritja e numrit të vizitorëve sjellë nevojën për më shumë struktura pritëse.
“Do të donim të kishim një kapacitet më të lartë investime më të mëdha”, tha ai.
Me natyrën e saj të veçantë, nga Alpet shqiptare deri në brigjet e liqenit të Shkodrës, Malësia e Madhe synon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike më tërheqëse në veri të Shqipërisë
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





