Matura Shtetërore 2026, janë 320 maturantë në shkollat e Gjirokastrës dhe Libohovës

Arsim | 8 muaj më parë

Në kohën kur janë njohur me rregulloren e maturës shtetërore 2026, programet orientuese dhe testet model , maturantët do të nisin plotësimin e formularit A1 dhe A1 Z, ku do të përcaktojnë lëndën me zgjedhje që do të japin provim pas përfundimit të vitit shkollor.

Maturantët gjirokastritë do të kenë në dispozicion periudhën 2-11 shkurt për plotësimin online të këtij formulari.

Janë  320 maturantë në shkollat e Gjirokastrës dhe Libohovës që tashmë do të nisin përgatitjet për provimet e maturës bazuar në kalendarët e hartuar për zhvillimin e konsultimeve.

“Nxënësit do të afrohen më shumë me testet e secilës prej lëndëve dhe pyetjet të cilat i kanë të paqarta që janë në provim në maturë”, u shpreh mësuese Ermira Çuberi.                           

Provimet e maturës shtetërore 2026 do të startojnë më 2 qershor me gjuhën e huaj, për të vazhduar me gjuhën shqipe dhe letërsinë në 9 qershor, matematikën në 16 dhe provimin me zgjedhje në 23 qershor.

Gazetare: Y.Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme