Meloni “shpëton” Bajden, Presidenti i SHBA humbi orientimin gjatë një fotoje në G7

Presidenti amerikan Xho Bajden duket se ka laura një moment të pakëndshëm gjatë samitit të 7 që po mbahet në Itali. Ai humbi orientimin dhe u largua para shkrepjes së një fotografie familjare gjatë samitit të 7 vendeve më të zhvilluara të botës që zhvillon punimet në Puglia.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministres italiane Xhoxha Meloni e cila orientoi presidentin 82-vjeçar që t’u bashkohej liderëve të pranishëm, duke e shpëtuar kështu nga një moment i sikletshëm, por që gjithsesi nuk shpëtoi po u bërë viral. Një ditë më parë, një tjetër moment u shpërnda në rrjet dhe protagonistë ishin sërish dy liderët.
Sipas mediave vendase, pasi priti rreth 20 minuta mbërritjen e Xho Bajden në nisje të samitit, kryeministrja italiane iu drejtua me shaka presidentit amerikan me fjalët “Nuk mund ta lini një grua të presë kështu”.
Xho Bajden është presidenti më i vjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shpesh u është përgjigjur kritikave lidhur me moshën e tij, që kur ai shpalli kandidaturën për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Mosha e presidentit përmendet shpesh si pikë e dobët edhe nga kundërshtari republikan Donald Trump dhe shtabi i tij elektoral.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




