Ministri i Jashtëm i Serbisë: Dakordësi në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc

Rajon | 2 muaj më parë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka pretenduar se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe në Bujanoc.

Deklaratën Gjuriç e bwri gjatw njw interviste të mërkurën (29 korrik) për Radio Beograd, ku tha se kishte patur “diskutime të mira” me Ministrin tonë të Jashtëm, Ferit Hoxhën.

Jam i kënaqur që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një dakordësi në parim për hapjen e konsullatave të dy vendeve tona në Shkodër dhe në Bujanoc“, u shpreh Gjuriç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme