Vendimi i Hagës nxjerr nxënësit në protestë në Malishevë, marshim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” dhe Gjimnazit “Lasgush Pogradeci” në Kijevë kanë dalë sot në protestë në Malishevë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nxënësit kanë marshuar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kundërshtuar verdiktin dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me një total prej 81 vitesh burgim ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 15 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Jakup Krasniqi me 26 vjet dhe Rexhep Selimi me 22 vjet.
Protesta në Malishevë vjen në kuadër të reagimeve në Kosovë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, teksa prej disa ditësh mbahen protesta edhe në Prishtinë si dhe në disa vende të Europës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





