“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

Aktualitet | 43 minuta më parë

Policia Bashkiake e Tiranës ka publikuar pamjet nga një aksion për ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të parkimit, ku dy automjete janë konstatuar të parkuara në mënyrë të gabuar në zonën pedonale në ish-Bllok dhe janë larguar me karrotrec.

Përmes një reagimi, Policia Bashkiake u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe hapësirat e përbashkëta, duke paralajmëruar se shkeljet do të shoqërohen me masa konkrete.

“Mjaft më me paralajmërime dhe masa pa asnjë reagim!
Pse duhet të presim gjoba dhe karrotrecin që të kuptoni se rregullat duhen respektuar? Nuk është e nevojshme të vijë gjithmonë dikush t’ju detyrojë të bëni atë që duhet të bëni vetë. Nëse vazhdoni të mos respektoni rregullat, atëherë do të merren masat përkatëse, pa paralajmërime të pafundme.
Respektoni rregullat, hapësirat e përbashkëta dhe të tjerët. Mos prisni që çdo shkelje të përfundojë me gjobë apo me karrotrec që të reflektoni.”, thuhet në reagimin e Policisë Bashkiake.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme