Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Për ditën e sotme, e diel, (8 nëntor) moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut në disa zona. Ndryshe nga ditët e kaluara, do të ketë një rënie të temperaturave maksimale dhe forcim të erës.
Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 4°C në zonat malore deri në 19°C si vlerë maksimale në zonat e ulëta dhe bregdet.
Ditën e sotme do të mbizotërojnë vranësirat e shpeshta. Në disa qytete, përfshirë Tiranën, priten edhe periudha afatshkurtra me reshje të pakta shiu.
Era do të fryjë një erë relativisht e fortë nga drejtimi jugor, duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h, çka mund të sjellë dallgëzim në dete.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


