Mungesë tregu për bimët medicinale, sipërmarrësi flet për stok të krijuar në magazina

Sociale | 3 vite më parë

Gazmend Koldashi, prej 20 vitesh merret me grumbullimin e bimëve medicinale nga të gjitha fshatrat e Kukësit. Në të gjithë historinë e sipërmarrjes së tij, prej 3 vitesh tashmë ka krijuar stoqe të konsiderueshme.

“3 vitet e fundit kemi pasur shumë probleme me tregun sepse kemi një mungesë tregu shumë të theksuar, për shembull aguliçja ka qenë me çmimin 30 mijë lek sot ajo po kërkohet me 15 mijë”, tha Gazmend Koldashi, grumbullues bimësh medicinale.

Kukësi është një ndër qarqet që siguron prodhimin më të madh në vend të bimëve medicinale, të cilat merren kryesisht nga bjeshkët që cilësohen ndër më të pastrat në Europë.

“Të paktën vjelësit në bashkinë Kukës të mos kenë probleme me shitjen sepse edhe grumbulluesit do të kenë probleme për shitjen e bimëve medicinale. Nuk po arrijmë as të blejmë makineri pastrimi, etiketimi që të hyjmë në tregun evropian”, tha Koldashi.

Sipas informacioneve në qarkun e Kukësit mbi 75 për qind e popullatës në zonat rurale, merren me mbledhjen e bimëve medicinale.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme