“Muzeu i Djathit” në Dropull, atraksion për turistët ku njihen me produktet vendase dhe prodhimin e tyre

Bujqësi | 1 vit më parë

Para disa javësh Dropullit i është shtuar një tjetër atraksion ,i cili lidhet me rrugëtimin e prodhimit të blegtorëve dhe promovimin e agroturizmit.

Vizitorë vendas dhe të huaj mund të informohen me të dhëna dhe detaje të ndryshme përsa i përket sektorit të prodhimit të bulmetit.

“Muzeu i Djathit”, i ndërtuar në godinën e ish shkollës Fillore të fshatit Grapsh, shuan kureshtjen e gjithkujt lidhur me bulmetin e Dropullit dhe Pogonit.

Kryetar i Bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli, u shpreh për RTSH se, “Muzeu i Djathit është krijuar vitin e fundit në Dropullin e Poshtëm. Është një aset që është shtuar muzeve të tjerë që ka Bashkia e dropullit.  Është një tjetër qendër e vizitueshëm nga turistët vendas dhe të huaj.”

Pushteti vendor ka caktuar  një punonjës ,i cili është edhe përgjegjës i Muzeut të Djathit.

Përgjegjës i Muzeut,  Vasil Thimjo u shpreh se ka shumë interes për agroturizmin që po zhvillohet në Bashkin Dropull.   

Bashkia e Dropullit e ka përfituar këtë Muze pa qenë pjesë e Projektit  përkatës të Bashkimit Europian.

Por, ka vënë në dispozicion të Projektit një objekt të restauruar social-kulturor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme