Një gjyqtar hungarez do të vendosë drejtësi në sfidën San Marino-Shqipëri

Kombëtarja | 48 minuta më parë

Pas suksesit 2-0 përballë Bjellorusisë në ndeshjen hapëse të këtij edicioni të Nations League, Kombëtarja shqiptare përgatitet për ndeshjen e radhës, atë në transfertë kundër San Marinos, që do të luhet të martën e 29 shtatorit në orën 20:45.

UEFA ka publikuar emrin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Një skuadër arbitrash hungarezë do të gjykojë ndeshjen San Marino-Shqipëri.

Mihaly Kapraly do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa Balazs Buzas dhe Peter Kobor do të jenë asistentët e tij.

Marcell Derdak do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa Tamas Bognar do të jetë gjyqtar në VAR.

35-vjeçari Mihaly Kapraly ka gjykuar edhe një herë tjetër Shqipërinë, në miqësoren që kuqezinjtë kanë fituar 3-1 ndaj Azerbajxhanit në qershor të vitit 2024.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme