Volejboll meshkuj/ Polonia rikonfirmohet kampione e Europës

Polonia është skuadra kampione e Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026.
Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Nikola Grbic mundi në finale Francën me rezultatin 3–1 (31–29, 25–19, 20–25, 25–16) në “Unipol Forum” të Milanos, duke siguruar titullin kontinental për herë të tretë në historinë e saj dhe duke mbrojtur me sukses medaljen e artë të fituar tre vite më parë në Romë.
Kampionët në fuqi olimpikë (fitues të dy titujve radhazi), të drejtuar nga Andrea Giani, u desh të kënaqeshin me medaljen e argjendtë, ndërsa Finlanda fitoi atë të bronztën pas një fitoreje 3–0 ndaj Sllovenisë në ndeshjen për vendin e tretë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




