OKB: Izraeli dhe Hamasi kanë kryer krime lufte që nga 7 tetori

Një hetim i Kombeve të Bashkuara në muajt e parë të luftës në Gaza ka gjetur se si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë kryer krime lufte dhe shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar.
Raportet të publikuara të mërkurën, të cilat mbulojnë ngjarjet deri në fund të vitit 2023, paraqesin një pamje alarmante të të dyja palëve që shpërfillin rregullisht ligjin ndërkombëtar në një konflikt shkatërrues që vijon për më shumë se tetë muaj. Gjetjet u kundërshtuan fuqishëm nga Izraeli.
Raportet e Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara fillojnë më 7 tetor, ditën kur Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze kryen sulminduke vrarë më shumë se 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe morën rreth 250 njerëz peng.
Krimet e luftës të cituara nga OKB përfshinin drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër civilëve, vrasjen e qëllimshme, torturën, trajtimin çnjerëzor, cenimin e dinjitetit personal dhe marrjen e pengjeve, duke përfshirë fëmijë.
Në 2.5 muajt e parë të konfliktit, sipas hetimit, Izraeli kreu krime lufte si dhe krime kundër njerëzimit . Krimet e supozuara të luftës të Izraelit përfshijnë urinë, ndalimin arbitrar dhe vrasjen e gjymtimin e “dhjetëra mijëra fëmijëve”.
Si Izraeli ashtu edhe Hamasi kryen dhunë seksuale dhe sulmuan me dashje civilët, sipas raporteve.
Komisioni tha se gjetjet e tij bazoheshin në intervista me viktima dhe dëshmitarë, mijëra artikuj me burim të hapur të verifikuara përmes analizave mjekoligjore, imazhe satelitore, raporte mjeko-ligjore dhe mbulim mediatik.
Në përgjigje të raportit, Izraeli akuzoi misionin për “përpjekje për të justifikuar” veprimet e Hamasit, për shfaqjen e “diskriminimit sistematik anti-izraelit” dhe kontekstualizimin e sulmeve “përmes narrativës palestineze”./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




