Pas Francës edhe Belgjika në zgjedhje të parakohshme

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo njoftoi këtë të hënë se mbreti Philippe e kishte pranuar dorëheqjen e tij.

“Qeveria do të vazhdojë të merret me çështjet aktuale ndërsa në anën tjetër do të drejtoj procesin e kalimit për qeverinë e re. Rezultatet e zgjedhjeve janë zhgënjim dhe marr përsipër përgjegjësinë e për to”, – shkori De Croo në rrjetin social X.

Rezultatet në Belgjikë për të majtët ishin aq zhgënjyes sa jo vetëm kryeministri, por edhe lideri i partisë Ecolo në koalicion me De Croo, njoftoi dorëheqjen. Duhet energji, përulësi dhe gjithashtu dinjitet, ne nuk kemi qenë në gjendje të bindim me propozimet tona, programin tonë,” tha drejtuesi i partisë Jean-Marc Nollet.

De Croo do të mbetet kryeministër për të menaxhuar çështjet aktuale derisa të formohet një koalicion i ri i shumicës, siç është zakon në Belgjikë. Mbreti më pas pritet të fillojë një fazë konsultimesh politike. Mosmarrëveshjet mes rajoneve federale në Belgjikë shkaktojnë kriza politike pothuajse pas çdo procesi zgjedhor.

Në këtë drejtim vendi theu rekord duke mbetur pa qeveri për  653 ditë pas zgjedhjeve të vitit 2019.

Ndërkohë, në Paris, kryebashkiakja Anne Hidalgo tha se ishte e habitur dhe nuk e kuptonte vendimin e presidentit francez Emmanuel Macro për të shpallur zgjedhjet aq afër me fillimin e Lojërave Olimpike.

Votimet në Francë do të zhvillohet në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, ndërsa Lojërat Olimpike do të fillojnë më 26 korrik.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme