Pasioni për matematikën, tre nxënës nga Korça shkëlqejnë në TIMO 2026

Arsim | 6 muaj më parë

Tre nxënës të Shkollës “Sevasti Qiriazi” kanë arritur rezultate të shkëlqyera në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës TIMO 2026 për kategorinë e klasave 3–4. Rejan Lame dhe Haris Xhaholli fituan medalje argjendi, ndërsa Gjergji Bode medalje bronzi. Ata rrëfejnë pasionin që kanë për matematikën dhe ndajnë emocionet e tyre për përvojën në këtë garë ndërkombëtare.

“Mora pjesë në olimpiadë që të shikoja se sa kam mësuar. Por ato nuk ishin si ushtrimet që ne bëjmë në klasë, problemet ishin shumë logjike. Nuk e dija që mund të merrja vend të dytë, por sigurisht u gëzova,” – u shpreh një prej konkurentëve.

“Unë vendosa të merrja pjesë në këtë olimpiadë sepse doja të shikoja se deri ku kam arritur me matematikën. U gëzova shumë që dola i treti.”

Mësuesja e Harisit thekson se këto suksese tregojnë përkushtimin dhe talentin e nxënësve, si dhe rëndësinë e motivimit dhe mbështetjes nga mësuesit.

Albana Janko, mësuesja e Haris Xhahollit, u shpreh: “Ai është një nxënës shumë i mirë jo vetëm në matematikë, por në të gjitha lëndët. Në matematikë ne punojmë gjëra ekstra përveç programit mësimor, të cilat këta i kanë shumë qejf dhe mezi presin të marrin pjesë dhe të provojnë veten në olimpiadë.”

Kjo arritje është një nxitje për nxënësit e tjerë të shkollës për të ndjekur pasionin e tyre për matematikën dhe shkencat.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme