Pasuri nën ujërat e Liqenit të Ohrit, zhytja dhe historia potencial për turizmin në Pogradec

Turizëm | 6 muaj më parë

Një avion anglez i Luftës së Dytë Botërore, i rrëzuar në ujërat e liqenit të Ohrit konsiderohet një nga potencialet më interesante për zhvillimin e turizmit të zhytjes në këtë zonë.

Pjesë të avionit ndodhen ende në fund të liqenit, por kërkojnë pastrim për t’u bërë të vizitueshme, ndërsa kjo shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit ujor.

“Është një atraksion turistik si dhe një nga destinacionet kryesore për sa i përket turizmit ujor”, tha Ledjan Zeqollari, Drejtor i Turizmit.

Nga ana tjetër, peshkatarët e vjetër të Pogradecit tregojnë edhe një histori të trashëguar ndër vite, sipas së cilës gjatë luftës një avion anglez merrte peshk koran nga liqeni për t’ia dërguar mbretëreshës së Anglisë, një rrëfim që ata e konsiderojnë të vërtetë.

Liqeni i Ohrit vijon të ruajë ende mistere të shumta nën ujë, ku deri më tani janë zbuluar dy vendbanime palafitesh, ndërsa priten kërkime të reja për të identifikuar të tjera.

Gazetare: E. Fili 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme