Pish Poro, destinacioni për turizëm familjar, det i pastër dhe natyrë e paprekur në bregdetin Fierak

Turizëm | 3 muaj më parë

Mes grykëderdhjes së lumit Vjosa dhe pyllit me pisha të Pish Poros shtrihet një nga vijat bregdetare më të qeta të jugut të vendit. Hapësirat e mëdha ranore, deti i pastër dhe peizazhi natyror e kanë kthyer këtë zonë në një zgjedhje ideale për pushime familjare.

“Vij vit për vit këtu e kemi afër. Është një plazh shumë i mirë, i pastër, i qetë. Rëra është e shkëlqyer. Është shumë e mirë. Është e pastër dhe deti është i pastër”, deklaroi një prej pushuesve.

“Kemi dy tre vjet e frekuentojmë. Është shumë plazhi i mirë. Njerëzit vijnë vetëm për këtë pastërsi këta zona.Na pëlqen deti, na pëlqen rëra, na pëlqen vendi jonë”, tha një tjetër pushues.

Edhe këtë sezon veror, Pish Poro mirëpret pushues vendas dhe të huaj. Për ata, natyra e paprekur është vlerë që e dallojnë nga zonat e tjera bregdetare.

“Pish Poro është vend që nuk e njeh njeri. Vend i pastër si nga deti, si nga rëra. 100% jodi këtu të shëron. Të vijnë njerëzit se këtu është qetësi”, deklaroi sipërmarrësi Vani Ziu.

Me afro 9.5 kilometra vijë ranore,  Pish Poro ëshët një destinacion që arrihet lehtësisht. Largësia nga qyteti i Fierit është vetëm 30 kilometra.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme