Programet Erasmus, studentët spanjollë zgjedhin Gjirokastrën

Sociale | 3 vite më parë

Të rinjtë që po vijnë në Shqipëri falë marrëveshjeve me universitete të ndryshme, edhe po punësohen. Dy të rinj nga Spanja ndajnë me RTSH përvojën e tyre në Gjirokastër.

Gjirokastra po i jep mundësinë të rinjve që jo vetëm të studiojnë por edhe të punësohen .Marrëveshje bashkëpunimi midis universitetit “Eqerem Cabej” në Gjirokastër dhe universiteteve spanjolle po mundëson studimin dhe punësimin e  studentëve që zgjedhin Gjirokastrën.

Elathari është 19-vjecari nga Spanja që studion dhe punon këtu. Ai thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë sepse po i aftëson  ata më tepër për në tregun e punës .

“Zgjodha Gjirokastrën sepse më pëlqeu. Unë studioj në degën e ekonomikut. Ky është një qytet shumë i qetë dhe i bukur, mund të bësh një sërë aktivitetesh. Njerëzit këtu janë të dashur dhe në punë sillen shume mirë me ne. Po kam dëshirë për të qëndruar edhe më gjatë në Gjirokastër”, tha 19-vjeçari. 

Si Elathari është edhe Evo 22 vjeç po ashtu nga Spanja i cili studion dhe punon në Gjirokastër. 

“Unë jam këtu nga programi Erasmus dhe gjithashtu po punoj  si netorkër. Kjo është një mundësi e mirë që na ofrohet jo vetëm për studim por në këtë mënyrë njohim vende të reja dhe kulturat e tyre. Njerëzit këtu janë shumë miqësor dhe mendje hapur ndaj për ne ishte shumë e lehtë që të përshtateshim”, tha 22-vjeçari.

Programet e bashkëpunimit ndër të tjera synojnë shkëmbimin e eksperiencave arsimore dhe kulturore si dhe krijimin e rrjetëzimin për mundësi më të mira të zhvillimit të karrierës.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme