Prrenjas, inaugurohet qendra komunitare, më shumë shërbime ndaj aftësisë së kufizuar

Në Prrenjas është inauguruar vënia në funksion e Qendrës Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar.
Ajo është një hapësirë e dizenjuar për të ofruar shërbime të specializuara në logopedi, fizioterapi dhe terapi zhvillimi për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara të kësaj zone.
Projekti që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe bashkia Prrenjas iu vjen në ndihmë 180 fëmijëve me aftësi të kufizuara, 67 prej të cilëve tashmë marrin terapi çdo javë.
E pranishme në Përrenjas, ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, tha se ky projekt ofron terapi për fëmijët jo vetëm në qendër, por edhe në shtëpitë e fëmijëve në fshatrat e largët përmes njësisë lëvizëse. Gjithpërfshirja është vlerë themelore e BE, theksoi ajo.
Bashkia Prrenjas është bashkëzbatuese e këtij projekti dhe kryetari Nuri Belba theksoi se vënia në funksion e qendrës ka ndikuar pozitivisht tek fëmijët.
Drejtoresha ekzekutive e ëorld Vision Albania, Eljona Elmazi, tha se ky projekt ofron një gamë shërbimesh dhe adreson të gjitha nevojat dhe aspektet e zhvillimit të fëmijës.
Pas ceremonisë së inaugurimit, pjesëmarrësit panë nga afër edhe ambientet e qendrës, ndërsa specialistët po punonin me fëmijët.
Gazetare Amela Koçerri
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




