Pushuesit largohen nga plazhi i Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Milot-Balldren

Sociale | 3 vite më parë

Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar gjatë pasditeve. Segmenti rrugor nga Shëngjini në Milot dhe Balldren – Milot është përballur me fluks të lartë automjetesh.

Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit çdo ditë shoqërohet me trafik të rënduar gjatë pasditeve. Segmenti rrugor nga Shëngjini në Milot dhe Balldren – Milot përballet me fluks të lartë automjetesh. Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 17:00 dhe autokolonat me automjete vijojnë deri në orët e mbrëmjes.

Kjo situatë pritet edhe në rrugët e Lezhës edhe gjatë këtij sezoni turistik, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve që priten të jenë gjithnjë në rritje.

Gazetare Bjolanda Cuku

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme