Rama publikon pamje nga Ksamili, fokusi tek aksesi pa pagesë në plazhet publike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale materiale vizuale nga Ksamili, duke vënë theksin te menaxhimi i vijës bregdetare dhe krijimi i hapësirave pa pagesë për pushuesit gjatë sezonit turistik.
Sipas kreut të qeverisë, ndërhyrjet e kryera synojnë rritjen e standardit të shërbimit në këto zona pa asnjë kosto financiare për vizitorët.
“Hapësira publike me shërbime cilësore dhe akses pa pagesë, duke u ofruar të gjithë vizitorëve një eksperiencë më të mirë buzë detit”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





