Rekord vizitorësh në sitet kulturore dhe historike, Rama: Mbi 1.2 milion turistë deri në shtator

Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të ndjeshme në sektorin e turizmit kulturor, duke tërhequr një numër rekord vizitorësh në monumentet dhe parqet e trashëgimisë kombëtare.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ndau të dhënat më të fundit për periudhën janar–shtator 2025, duke theksuar se në destinacionet kulturore dhe historike shqiptare janë regjistruar 1,259,774 vizitorë, një rritje prej 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Rekord vizitorësh në destinacionet tona kulturore dhe historike… Një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë ”, shkruan Kryeministri Rama.
5 destinacionet më të vizituara:
- Parku Arkeologjik i Butrintit – 257,670 vizitorë
- Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë
- Parku Arkeologjik i Shkodrës – 150,927 vizitorë
- Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë
- Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë
Ky interes i shtuar për trashëgiminë kulturore shihet si një sinjal pozitiv për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe promovimin e vlerave historike të vendit në nivel ndërkombëtar.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





