Reshjet e zgjatura, dëme në bujqësi – Në Shkodër janë evidentuar 300 familje me dëme në të mbjella

Bujqësi | 8 muaj më parë

Reshjet e zgjatura në kohë po ndikojnë negativisht në tokat bujqësore. Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Shkodër ka evidentuar rreth 300 familje që kanë pasur prezencë uji në tokat e tyre duke shkaktuar dëme të konsiderueshme më së shumti në grurë. Obot, Dajç, Velipojë dhe Bushat janë zonat më të prekura.

“Reshjet e shumta po ndikojnë negativisht me kulturat bujqësore. Kulturat kryesisht është gruri në zonën e nën Shkodrës. Deri tani janë identifikuar rreth 300 familje të cilët janë më të prekur nga dëmet”, u shpreh Rifat Kodra, Përgjegjës Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Shkodër.

Pas verifikimeve përfundimtare po bëhen gati listat për ti përcjellë në Ministrinë e bujqësisë tha Kodra.

“Jemi duke bërë listat dhe verifikimin përfundimtar për ti përcjellë në ministrinë e bujqësisë”, tha ai.

Përveç dëmeve të menjëhershme në terren, reshjet e zgjatura pritet të kenë pasoja edhe në prodhimin bujqësor të këtij sezoni, pasi qëndrimi i ujit në tokë ka ndikuar negativisht në zhvillimin e kulturave dhe në rendimentin e tyre.

Gazetare: M. Gjoni 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme