Rritet interesi për blegtorinë – Zgjerohen sipërfaqet me foragjere në Bashkinë Maliq
Interesi në rritje për blegtorinë në bashkinë e Maliqit ka sjellë një zgjerim të ndjeshëm të sipërfaqeve të mbjella me kultura foragjere.
Aktualisht, në këtë zonë numërohen rreth 45 mijë krerë të imta dhe 8 mijë gjedhë, shifër që dëshmon rëndësinë gjithnjë e më të madhe të këtij sektori për ekonominë lokale. Kërkesa në rritje e tregut dhe çmimet e favorshme për qumështin dhe mishin janë ndër arsyet kryesore që kanë nxitur zhvillimin e blegtorisë.
Arben Dulellari, Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë Maliq u shpreh për RTSH se “Janë 45 mijë krerë të imta, janë rreth 8 mijë gjedhë që mbarështohen në territorin tonë, të Bashkisë Maliq. Sigurisht interesi i blegtorëve ka filluar të rritet sepse dhe çmimet e tregtisë së mishit dhe qumështi kanë qenë të favorshme për blegtorët. Me rritjen e numrit të blegtorisë ka ardhur dhe rritja e sipërfaqes me foragjere , kryesisht e jonxhës dhe misrit.
Një pjesë e fermave kanë investuar edhe në teknologji bashkëkohore, duke krijuar kushte më të mira për rritjen e gjedhëve dhe përmirësimin e prodhimit. Ky trend shihet si një mundësi e mirë për rritjen e të ardhurave të fermerëve dhe fuqizimin e sektorit bujqësor në Maliq.
Gazetare Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





