Rritet numri i përdoruesve të drogave në vend

Numri i përdoruesve të drogave në vend është rritur ndjeshëm gjatë 5 vjeçarit të fundit. Mjekët konfirmojnë një ulje të moshës së përdoruesve të lëndëve narkotike , kryesisht tek të rinjtë që konsumojnë kanabis
Shifrat e përdoruesve të lëndëve narkotike kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit në vende të ndryshme të botës , por edhe në Shqipëri .
Mjekët toksikologe japin alarmin se është ulur mosha e atyre që konsumojnë droga të ndryshme . Ata konfirmojnë se lëndët narkotike tashmë konsumohen edhe nga 10 vjeçarët.
Bluzat e bardha sqarojnë se adoleshentet konsumojnë kryesisht kanabis. Pjesa më e madhe e tyre vijojnë duke pirë këto lloje droge, një pjesë heqin dorë , të tjerë mund të kalojën edhe në droga me të forta.
Totali i rasteve vjetore , të cilat marrin trajtim ambulator apo edhe spitalor shkon në 600-700 në vit , ndërkohë që numri përdoruesve të dograve është shumë herë më i madh .
Shifrat në rritje e përdoruesve të lëndëve narkotike në Shqipëri ka ardhur si pasojë e mos kontrollit në shkolla dhe liria e tepruar familjare.
Gazetare Keti Toroveci
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




