Salla prezanton Skemën e Mbështetjes për blegtorët: Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore të panegociueshme

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, u takua sot me blegtorët e qumështit dhe mishit, duke hapur një dialog të drejtpërdrejtë mbi sfidat e sektorit dhe mënyrat e mbështetjes për vitin 2026.
Në fjalën e tij, Salla theksoi se blegtoria do të jetë një nga prioritetet kryesore të Skemës Kombëtare të Mbështetjes, me subvencione të përshtatura sipas nevojave reale të prodhuesve dhe në përputhje me mundësitë buxhetore.
Ai garantoi se mbështetja do të shoqërohet me rregulla të qarta dhe transparente, duke siguruar zbatueshmëri të plotë.
“Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore nuk do të jenë të diskutueshme. Vetëm përmes formalizimit dhe forcimit të sektorit mund të rrisim besimin e konsumatorit dhe të bëjmë produktet ‘Made in Albania’ më konkurruese në treg”, deklaroi ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





