Samiti i Berlinit/ Andoni për RTSH: E vendos Tiranën në hartën e marrëdhënieve ndërkombëtare

Politikë | 3 vite më parë

Opinionisti Ben Andoni ka deklaruar se mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, e vendos këtë të fundit në hartën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një partner të kujdesshëm.

I ftuar në studion e RTSH24, Andoni u shpreh se zhvillimi i samitit në Shqipëri, është pikë respekti për Tiranën zyrtare.

“Me këtë avantazh të mos pasjes probleme, është gjetur e arsyeshme që Samiti i Procesit të Berlinit të zhvendosej, deri tani ka qenë në vendet kryesore të BE-së, në Tiranë.

Mendoj që është pikë e mirë respekti për Tiranën zyrtare.

Por kini parasysh diçka, që aktiviteti është i gjithi europian dhe këtu është prapë mrekullia e Shqipërisë, ne kemi vetëm pjesën logjistike sot, dhe kjo paçka  pjesës një liste që gjithmonë sheh shumë gjera jo gtë  mira zyrtare të Shqipëria, unë mendoj që është pozitive.

Në momentin që Shqipëria arrin të bëjë një samit të tillë, e bën Tiranën të vendoset në hartën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një partner të kujdesshëm për procesin e Berlinit”, u shpreh Andoni.

Sa i përket axhendës së Samitit, opinionisti deklaroi se është mirëfilli për bashkëpunimin ekonomik, tregut të punës dhe pjesës kibernetike.

“Nuk pres të ketë hapësirë të madhe për Greqinë, për problemet e saj sepse axhenda është rreptësisht e caktuar me minutazh për temat.

Ashtu edhe për Kosovën e Serbinë ka hapësirë shumë të vogël.

Axhenda është mirëfilli për bashkëpunim ekonomik, të tregut të punës, për pjesën kibernetike”, tha Andoni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme