Serbia arreston një shtetas të Kosovës në kufi, pretendon për krime lufte

Rajon | 3 muaj më parë

Autoritetet serbe kanë arrestuar në pikën kufitare të Mutivodës, që lidh Kosovën me Serbinë, shtetasin Osman Selmani, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ndaj Selmanit, Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se më 14.06.1999, në vendin Sofali, Prishtinë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së, me armë të ftohta dhe armë zjarri, në mënyrë mizore dhe tinëzare, ua ka marrë jetën civilëve të nacionalitetit serb, çiftit bashkëshortor Vlladimir dhe Persa Stanisavljeviq”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë

Nga ana tjetër, familjarët e Osman Selmanit i kanë cilësuar akuzat si të pabazuara dhe të pavërteta.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah”, thuhet në reagimin e familjarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme