Sezoni i vjeshtës në bujqësi, fermerët në Libohovë nisin plugimin e tokës

Bujqësi | 1 vit më parë

Në Libohovë, fermerët e zonës sapo kanë mbyllur një nga periudhat më intensive të vitit, vaditjen e misrit.

Tani, me mjetet bujqësore dhe energjinë e zakonshme, ata kanë nisur plugimet për të përgatitur tokën për kulturat e vjeshtës. Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar një sezon të mirë prodhimi, pavarësisht sfidave që bujqësia përballet çdo vit.

“Rënia e reshjeve të fundit ka favorizuar kushtet për fillimin e plugimeve për stinën e vjeshtës, për mbjelljen e kulturave që mbillen në vjeshtë. Ka filluar plugimi për mbjelljen e kulturave foragjere, kryesisht tërshërë, e cila shërben për sigurimin e bazës ushqimore gjatë periudhës së dimrit. Në fshatrat e fushës, kryesisht në Bulo, në Libohovë dhe Nepvravishtë është mbjellë një sipërfaqe rreth 60 hektarë me kulturën e tërshërës për hasëll,” u shpreh specialisti i bujqësisë, Filip Zëra.

Këto ditë shënojnë fillimin e një faze të re pune, ku çdo hektar do të përgatitet me kujdes për mbjelljet e vjeshtës. Për ta, kjo është jo vetëm një detyrë e përvitshme, por edhe një garanci që puna të mos shkojë dëm, që të sigurojnë një prodhim të kënaqshëm.

Gazetare:  Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme