Shërbimet në pemëtore, pas mbledhjes së prodhimit këshillohet nisja e plehërimit

Bujqësi | 12 muaj më parë

Në pemëtore, mbledhja e mollëve është drejt përfundimit, duke mbetur vetëm një kultivar i vonshëm për t’u vjelë, që është Fuji.

Pas përfundimit të mbledhjes, vëmendja përqendrohet tek shërbimet e kujdesit pas prodhimit thotë specialisti i sektorit të pemëtarisë, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të pemëve dhe përgatitjen e tyre për sezonin e ardhshëm. Një nga punët më të rëndësishme në këtë periudhë është plehërimi vjeshtor.

“Shumica e kultivarëve janë vjelë dhe janë magazinuar në magazina frigoriferike, përveç kultivarit Fuji që është kultivar i vonshëm dhe po fillon të vilet tani. Mbas largimit të prodhimit nga parcela një pjesë e elementëve ushqyese janë larguar me prodhimin dhe këto element duhet të zëvendësohen me pemëtore dhe rekomandojmë që të bëhet plehërim në masën 30-40% të planifikim vjetor të plehrave kimike”, u shpreh Nevjon Telha, Specialist i sektorit të pemëtarisë, QTTB Korçë.

Falë këtyre veprimeve, pemët do të hyjnë në periudhën e fjetjes dimërore në gjendje të mirë dhe do të kenë një fillim të shëndetshëm në sezonin e ardhshëm.

Gazetare: G. Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme