Shiroka, destinacioni i preferuar i fundjavës, liqeni ndër atraksionet kryesore të destinacionit turistik
Shiroka vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë fundjavave nga qytetarët shkodranë dhe vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit. E vendosur në brigjet e liqenit, kjo zonë turistike tërheq çdo javë dhjetëra familje dhe të rinj që zgjedhin të kalojnë kohën e lirë pranë natyrës.
Qetësia, ajri i pastër dhe panorama e liqenit janë ndër arsyet kryesore që i bëjnë vizitorët t’i drejtohen Shirokës. Qytetarët shprehen se kjo zonë mbetet një nga perlat e turizmit në Shkodër, duke ofruar mundësi për relaks, shëtitje dhe argëtim për të gjitha grup moshat.
“Shiroka është një vend shumë i bukur, është i frekuentueshëm, argëtohen”, tha një qytetar.
“E preferoj Shirokën dhe e shijoj shumë”, tha një tjetër qytetar.
Përveç bukurive natyrore, gastronomia tradicionale dhe gatimet me peshk vazhdojnë të jenë një tjetër atraksion për turistët.
Me peizazhin e veçantë, mikpritjen dhe pozicionin e favorshëm pranë qytetit të Shkodrës, Shiroka vazhdon të mbetet një zgjedhje e preferuar për ata që kërkojnë të kalojnë një fundjavë të qetë pranë natyrës.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





