Shkëmbimi i të burgosurve-Ministri i Jashtëm izraelit: Afër marrëveshjes me Hamasin

Botë | 2 vite më parë

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar se është bërë përparim i rëndësishëm në negociatat indirekte me Hamasin për një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve.

“Është bërë përparim; ne shohim një përparim në negociata”, tha Sa’ar në një konferencë të përbashkët shtypi në Jerusalem me homologun e tij danez Lars Løkke Rasmussen.

Sa’ar vuri në dukje se Izraeli po punon me SHBA-në për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

“Ka progres, thashë se duket shumë më mirë se më parë. Së shpejti do të dimë nëse pala tjetër dëshiron të njëjtën gjë”,u shpreh Sa’a,.

Kryediplomati, megjithatë, nuk pranoi të japë një afat kohor për arritjen e një marrëveshjeje.

“Nuk dua të them më shumë se kaq, sepse e kuptoj se ka familje që janë të ndjeshme ndaj çdo fjale dhe çdo fjalie,” shtoi ai.

Sipas faqes izraelite të lajmeve Walla, Izraeli është në prag të finalizimit të një marrëveshjeje të mundshme të shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin.

Duke cituar dy zyrtarë izraelitë të paidentifikuar dhe një burim të huaj, media izraelite shpjegon se Izraeli dhe ndërmjetësit janë afër projekt-marrëveshjeve për lirimin e robërve të mbajtur në Gaza dhe një armëpushim në enklavë, e cila i është paraqitur Hamasit.

Izraeli aktualisht mban më shumë se 10,300 të burgosur palestinezë, ndërsa vlerësohet se 99 izraelitë janë të ndaluar në Gaza. Hamasi tha se shumë robër izraelitë janë vrarë në sulmet ajrore pa dallim izraelite.

Bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve dhe armëpushimin, të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA, janë ndërprerë disa herë për shkak të kushteve të reja të vendosura nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme