Shkodër – Vaksinimi kundër brucelozës, procesi drejt fundit, asnjë rast i shënuar këtë vit

Bujqësi | 1 vit më parë

Vaksinimi ndaj brucelozës dhe monitorimi për tuberkulozin tek bagëtitë janë në fokus të shërbimit veteriner në Shkodër. Procesi i vaksinimit është thuajse drejt fundit tha Mark Preçi, përgjegjës i veterinerëve në rajonin verior.

“Ne vazhdojmë me të gjitha masat veterinare të parashikuara dhe kemi përfunduar vaksinimin e kafshëve të imta për sa i përket brucelozës dhe po futemi në fazën e gjurmimit të tuberkulozit dhe vazhdojmë të zbatojmë planin e masave veterinare të parashikuara që nga fillimi i vitit”, u shpreh Preçi.

Vitin e shkuar në qarkun Shkodër ka pasur një rast të infektimit më brucelozë, ku kafshët janë eliminuar dhe fermeri është zhdëmtuar. Ndaj edhe analizat këtë vit janë të shtuara ndonëse rezultatet kanë qenë negative.

“Vazhdojmë monitorimin e fermave të gjedheve nëpërmjet qumështit për rastin e brucelozës, vitin e kaluar kem i pasur një rast pozitiv dhe tani jemi në fazën e dyte ku janë kryer gjurmimet nëpërmjet qumështit në fermat me mbi 500 krerë kanë rezultuar negativ dhe nuk kemi pasur raste të dyshuara”, tha përgjegjës i veterinerëve në rajonin verior.

Aktualisht shërbimi veteriner në Shkodër është në fazën e 3 të gjurmimit si për brucelozën po ashtu edhe tuberkulozin. Ky gjurmim po bëhet me anë të qumështit duke u analizuar përmes kampionëve në laboratorin qendror.

 Gazetare: M. Gjoni        

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme