Shtohen shoqërit e bashkimit në bujqësi – Mbi 330 fermerë janë bashkuar në 26 bashki

Bujqësi | 4 muaj më parë

Procesi i organizimit të fermerëve në Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor po zgjerohet në të gjithë vendin. Deri në muajin maj, mbi 330 fermerë në 26 bashki janë bërë pjesë e këtyre strukturave.

Aktualisht funksionojnë 58 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, teksa janë ngritur edhe 84 modele të tjera bashkëpunimi mes sipërmarrësve privat dhe institucioneve publike.

Këto modele janë përhapur në sektorë dhe zona të ndryshme të vendit. Ulliri dhe vaji i ullirit po aktivizohen në Vlorë, Elbasan, Lushnjë e Berat. Fruta-perimet zhvillohen në Fier, Divjakë, Lezhë dhe Cërrik; bimët medicinale dhe aromatike në Malësi të Madhe dhe Belsh teksa qepa dhe farat në Shkodër. Ndërkaq kulturat e tjera bujqësore si patatja, drithërat dhe arrat i kanë bërë bashkë fermerët përkatësisht në Kukës, Durrës dhe Kolonjë.

Gjithashtu, puna për krijimin e modeleve të reja të bashkëpunimit po vijon edhe në Shijak, Shkodër dhe Patos.

Sipas të dhënave zyrtare, ky model bashkëpunimi që po përdoret gjerësisht edhe në vendet e BE- s,  ndihmon fermerët në uljen e kostove të prodhimit deri 30%, garantimin e tregut, magazinimin si  dhe paketimin e produkteve bujqësore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme