Sllovaki- Kryeministri Fico pretendon se u plagos për shkak të pikëpamjeve të tij për Ukrainën

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico tha të mërkurën se beson se ai ishte në shënjestër për shkak të pozicionit ndaj Ukrainës, i cili është në kundërshtim me rrjedhën kryesore evropiane, por nuk ka asnjë ndjejnë të keqe ndaj personit të armatosur që e plagosi rëndë atë tre javë më parë.

Fjalimi i para regjistruar dhe i postuar në internet nga Fico, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën, ishte paraqitja e tij e parë që nga atentati dhe erdhi vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të vendit të tij të shtunën në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Fico, i cili mori detyrën vjeshtën e kaluar pas fushatës në një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane, është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark, teksa përshëndeste mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova. Sulmuesi është arrestuar. Autoritetet thanë se ai veproi i vetëm, por më vonë thanë se po kërkonin edhe për një “palë të tretë” të përfshirë.

Ai sulmoi opozitën dhe të tjerët, duke thënë: “Në fund të fundit, është e qartë se ai ishte vetëm një lajmëtar i së keqes dhe urrejtjes politike”.

Fico, i konsideruar si një lider populist i majtë, publikoi pikëpamjet e tij mbi luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe çështje të tjera që ndryshojnë ashpër nga rryma kryesore evropiane.

Fico i dha fund ndihmës ushtarake të vendit të tij për Ukrainën, pasi qeveria e tij e koalicionit u betua më 25 tetor. Ai gjithashtu kundërshton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe dëshiron të bllokojë Ukrainën për anëtarësimin në NATO.

“Është mizore ta deklarosh këtë, por e drejta për të pasur një mendim tjetër ka pushuar së ekzistuari në Bashkimin Evropian,” tha ai, duke fajësuar vendet e paspecifikuara perëndimore për situatën.

Fico doli nga spitali në qytetin qendror të Banska Bystrica javën e kaluar dhe u dërgua në shtëpinë e tij në Bratislavë, ku vazhdon të rikuperohet.

Një video e sulmit tregon se ai u afrohet njerëzve të mbledhur në barrikada dhe zgjat dorën për të shtrënguar duart ndërsa një burrë shkon përpara, zgjat krahun dhe qëllon pesë herë përpara se të goditet dhe të arrestohet.

Fico iu nënshtrua menjëherë një operacioni 5-orësh, i ndjekur nga një operacion tjetër dy-orësh dy ditë më vonë.

Gjykata e Specializuar Penale e vendit në qytetin e Pezinok urdhëroi të dyshuarin, i cili akuzohet për tentativë vrasje, të qëndronte pas hekurave. Prokurorët i thanë policisë që të mos e identifikojë publikisht të dyshuarin dhe të mos japë detaje rreth rastit.

Zyrtarët qeveritarë fillimisht thanë se besonin se ishte një sulm i motivuar politikisht i kryer nga një “ujk i vetmuar”, por më vonë njoftuan se një “palë e tretë” mund të ishte përfshirë në “veprime në dobi të autorit”.

Fico tha të mërkurën se “nuk kishte arsye të besonte” se ishte një sulm nga një person i vetëm i çmendur.

Partia e majtë Smer (Drejtimi) e Ficos fitoi zgjedhjet parlamentare në Sllovaki të 30 shtatorit dhe është në një garë të ngushtë për të fituar zgjedhjet e Parlamentit Evropian kundër opozitës kryesore Sllovakia Progresive, një parti liberale pro-perëndimore.

Qeveria e tij ka bërë përpjekje për të riparuar transmetimin publik- një veprim që kritikët thanë se do t’i jepte qeverisë kontrollin e plotë të televizionit dhe radios publike.

Kjo, së bashku me planet e tij për të ndryshuar kodin penal për të eliminuar një prokuror të posaçëm kundër ryshfetit, i ka shtyrë kundërshtarët të shqetësohen se ai do ta çonte Sllovakinë në një rrugë më autokratike, duke ndjekur drejtimin e Hungarisë nën kryeministrin populist, Viktor Orbán.

Mijëra njerëz janë mbledhur vazhdimisht në kryeqytet dhe në të gjithë Sllovakinë për të protestuar kundër politikave të Ficos. AP

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme