Social media manager për një ditë, Leclerc e Hamilton argëtohen në kanalet zyrtare të Ferrari-t

Dy pilotët e skuderisë italiane janë zbavitur mes selfie-ve, fotove me filtra dhe mesazheve me tifozët. Në mbrëmje komunikata ironike e Ferrarit: Vendime të diskutueshme editoriale, kërkojmë falje!
Te Ferrari kishin nevojë të gjenin pak humorin. Pas problemeve me gomat në Sepang, i fundit i një serie vendimesh të diskutueshme për këtë sezon dhe me Singaporin në prag, duhej pak alegri. Dhe në Maranello kanë menduar t’u besojnë për një ditë administrimin e rrjeteve sociale pilotëve Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, të cilët e kanë përjetuar me shumë humor këtë detyrë.
Për të qartësuar gjithçka, skuderia italiane postoi në mbrëmje një komunikatë “jo zyrtare”, nëpërmjet së cilës u kërkonte falje tifozëve. “Dy orët e fundit dy individë të brendshëm kanë marrë kontrollin e kanaleve tona në rrjetet sociale. Gjatë kësaj kohe janë marrë disa vendime të diskutueshme editoriale, përfshirë edhe ndryshimin e fotos së profilit dhe publikimin e fotove që nuk janë të standardeve tona.
Mund të themi se dy individët janë identifikuar dhe tashmë situata është nën kontroll. Falënderojmë tifozët për durimin gjatë këtij incidenti të paprecedentë”, – shkruhej në komuinikatën ironike të Ferrari-t.
Me komentet e tyre, tifozët kanë promovuar me vota të plota Charles dhe Lewis. Në pritje që të rikthehen të dominojnë edhe në pistë. Që të dy kanë konfirmuar gjithsesi se janë në zemër të ferraristëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




