Superkupa e Italisë do të luhet në Milano

Pas katër vitesh në Arabinë Saudite, Superkupa e Italisë rikthehet në Itali. Ndeshja finale mes Interit dhe Lacios do të luhet në “San Siro” më 22 dhjetor; pritet vetëm konfirmimi zyrtar.
Një konfirmim indirekt vjen nga kalendari i ndeshjeve me orare të hershme dhe të vona i publikuar nga Lega Serie A: të dyja klubet e përfshira do t’i luajnë ndeshjet e tyre të javës së 16-të para orarit të zakonshëm.
Si ndeshja Frosinone-Lacio, ashtu edhe ajo Leçe-Inter, janë caktuar për të premten, më 18 dhjetor. Vetë finalja është planifikuar të luhet katër ditë më vonë në stadiumin “Meazza”.
Pas edicioneve të fundit të zhvilluara jashtë vendit dhe formatit “Final Four”, ky sezon shënon rikthimin te formati me një ndeshje të vetme që luhet në Itali.
Napoli e fitoi Superkupën e fundit duke mundur Bolonjën e drejtuar nga Italiano me rezultatin 2–0, ndërsa Milani dhe Interi u eliminuan në gjysmëfinale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




