Durrës- Po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka, humb jetën nga kontakti me energjinë elektrike 28-vjeçari filipinez

Aktualitet | 15 minuta më parë

Një 28-vjeçar me origjinë filipinase ka humbur jetën pas një aksidenti në punë, të ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, ku 28-vjeçari A. R., punëtor i një firme private, ndodhej në një varkë në det.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, i riu po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë e goditjes elektrike, 28-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme