Tabaku: Drejtuesit politik të PD kanë zbritur në terren

Politikë | 2 vite më parë

Për deputeten demokrate, Jorida Tabaku, Partia Demokratike tashmë është 95% e bashkuar. E ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSH, teksa u ndal te situata në PD, Tabaku tha se ka qenë një tranzicion i vështirë, por theksoi se tashmë gjërat janë shumë më ndryshe në partinë opozitare më të madhe në vend.

Ajo bëri me dije se drejtuesit politikë të PD-së kanë zbritur në terren për të komunikuar me qytetarët.

“Ka qenë një tranzicion i vështirë, një situatë në të cilën shumë gjëra kanë ndodhur, por besoj se ndodhemi në një moment ku opozita është duke parë përpara zgjedhjeve dhe mendoj se PD tani është mbi 95% e bashkuar. A është siç ishte përpara? Mendoj që do ta shohim ditën e zgjedhjeve. Partia është e bashkuar dhe beteja e radhës është ajo për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Drejtuesit politikë kanë dalë në terren për të folur me njerëzit, për të patur një komunikim me njerëzit. PD nuk ka asnjë pushtet për momentin dhe këtë kontakt të munguar edhe për situatën që ka kaluar PD, duhet rikuperuar në kohë”, tha Tabaku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme