Tronditet futbolli gjerman, një person u gjet i pajetë në tualetet e “Veltins Arena”-s  

Gjermani | 7 muaj më parë

Një person është gjetur i pajetë në tualetet e stadiumit të Schalke-s, “Veltins Arena”, gati 24 orë pas takimit të fituar nga vendasit përballë Preussen Munster.

65-vjeçari u gjet nga një sanitar gjatë kontrolleve rutinë të enjten. Në vendngjarje mbërriti menjëherë edhe Policia, e cila ka rrethuar zonën për të kryer hetimet.

Sipas medieve gjermane deri më tani personit në fjalë nuk i janë gjetur shenja dhune në trup dhe mendohet se shkaqet e vdekjes mund të kenë qenë natyrale.

Për hetuesit mbetet mister fakti se askush nuk ka denononcuar në Polici mungesën e 65-vjeçarit. I ndjeri u raportua se banonte në Gelsenkirchen. Për këtë humbje skuadra që udhëheq 2.Bundesliga mbajti edhe një qëndrim zyrtar: “Schalke 04 shpreh ngushëllimet e saj më të thella për të afërmit e të ndjerit. Hetimet mbi rrethanat e vdekjes së tij janë duke vazhduar dhe klubi pret që gjithçka të zbardhet nga autoritetet përgjegjëse dhe policia”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme