Trump do të tërheqë SHBA nga marrëveshja e Parisit për klimën

Presidenti amerikan, Donald Trump do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën, tha Shtëpia e Bardhë, duke hequr emetuesin më të madh historik në botë nga përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike për herë të dytë brenda një dekade.
Vendimi do t’i vendosë Shtetet e Bashkuara përkrah Iranit, Libisë dhe Jemenit si të vetmet vende në botë jashtë paktit të vitit 2015, në të cilin qeveritë ranë dakord të kufizojnë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale për të shmangur ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike.
Në fillim të këtij muaji, shkencëtarët deklaruan se planeti për herë të parë shkeli 1.5 gradë Celsius të ngrohjes globale vitin e kaluar.
Përtej 1,5 gradëve, kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu , e nxitur nga ndotja e karburanteve fosile, fillon të tejkalojë aftësinë e njerëzimit dhe të botës natyrore për t’u përshtatur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




